Dhurata Dora adhurohet nga qindra vajza të vogla, por njërën nga fanset e saja e ka më përzemër.
Këngëtarja e famshme kosovare, e cila i do shumë adhuruesit e saj dhe këtë e ka dëshmuar edhe me takimin që mbajti me ta ën fillim të këtij viti, ka takuar sot një fanse tejet speciale.
Dora ka publikuar në profilin e saj në Instagram disa fotografi me një vogëlushe me Sindrom Down, me të cilën ka realizuar disa imazhe shumë të bukura. /Prive.al