Lajme të trishta për Princin William dhe Princin Harry

By

Afrika është vend shumë i dashur për Princin William dhe Princin Harry dhe është vendi ku Princi Charles i dërgoi të dy, pak pas vdekjes së nënës së tyre Princeshës Diana në vitin 1997, në mënyrë që t’i ndihmonte të dy ta kalonin zinë për nënën.

Në veçanti Princi Harry ëshë vizitor i shpeshtë i Botswanës dhe të dy do të preken shumë kur të kuptojnë vendimin e vendit që të largojnë ndalesën mbi gjuetinë e elefantëve e cila ishte vendosur në vitin 2014.

Largimi i ndalesës po ndodh për shkak se Botswana ka popullimin më të madh me elefantë, rreth 100,000 të cilët janë të lirë dhe po shkakton problem në zonat e banueshme me njerëz.

Princi Harry dhe Princi William e kanë përzemër mbrojtjen e elefantëve nga gjuetia, ku shumë shpesh kanë punuar bashkë me parqet afrikane për mbrojtjen e tyre. Këta elefantë gjuhen për shkak të brinjëve të fildishtë të cilat përdoren për aksesore e mjete të ndryshme.

Princi Harry gjithashtu ka punuar nga afër me Parqet Afrikane dhe ka ndihmuar në rilokalizimin e 500 elefantëve në zona të sigurta, gjatë verës së 2016tës.

Mbreti i ardhshëm Princi William, i cili është edhe President i “Të bashkuar për jetën e egër” ka folur hapur shumë shpesh për iniciativën e tij për mbrojtjen e specieve të rrezikuara nga zhdukja.

 

 

Artikuj të ngjashëm