Gold AG rrënqeth me interpretimin LIVE të ilahisë

By

Njihet si mjaft fetar mirëpo muaji i shenjtë i Ramazanit ka bërë që Gold AG ta shfaq këtë pjesë edhe më shumë.

Reperi i njohur i cili për 30 ditë ka pezulluar shumicën e koncerteve dhe publikimin e projekteve të reja muzikore, këngën në një formë ose tjetrën nuk e ka lënë anash.

Përmes rrjeteve sociale, ai ka shpërndarë një video ku shfaqet duke interpretuar live ilahinë ‘Në shtëpinë tënde’.

Aftësitë vokale dhe emocioni që përçon kanë bërë që fansa të shumtë të ‘rrënqethen’ nga ky interpretim i reperit të cilin të plotë mund ta ndiqni përmes videos së mëposhtme. /Prive.al/

ILAHIA LIVE ❤️ NË SHTËPINË TËNDE

A post shared by Gold AG (@arianagushi1986) on

Artikuj të ngjashëm