Sfidës virale “Show me a picture of”, iu bashkua edhe këngëtarja Enca.
Këtë herë ajo ndau disa fotografi që ishin shkrepur shumë më parë se ajo të ishte një emër i famshëm i industrisë së muzikës.
Një nga ndjekësit i kërkoi asaj një foto sa këngëtarja ishte gjimnaziste. Këngëtarja ndau një fotografi ku shihet me flokë të gjatë të mbledhura pas me një fjongo.
Më pas, një tjetër ndjekës i kërkoi asaj të postonte një fotografi kur ajo ishte fëmijë. Fotografia që këngëtarja zgjodhi të postojë ishte shkrepur kur Enca ishte vetëm 9 vjeçare, hera e parë kur ajo u ngjit në skenën muzikore.
“Isha rreth 9 vjeçe, hera e parë që u ngjita në skenë… 16 vite më parë”, ka shkruar Enca krahas fotografisë. /Prive.al