Mario Eduardo Testino Silva është një fotograf peruan i modës dhe portretit. Puna e tij është paraqitur ndërkombëtarisht në revista të tilla si Vogue, V Magazine, Vanity Fair dhe GQ.
Kësaj here, për setin fotografik ai është frymëzuar nga bukuria e gruas arbëreshe. Disa fotografitë ai i ka ndarë me më shumë se 4 milionë ndjekësit e tij.
“ELEGANCA, GRA ARBERESHE Vitin e kaluar pata mundësinë të fotografojArbëreshë, njerëz me origjinë shqiptare në Sicili. Ata erdhën shekuj më parë dhe u bënë pjesë e Italisë, por kurrë nuk i harruan traditat apo lidhjen e tyre me vendin e tyre të lindjes. Takimi me ta ishte një përvojë e mahnitshme dhe më kujtoi mua, si një peruan, se largimi nga vendi juaj nuk do të thotë të humbni atë që jeni”, shkruan ai përkrah një fotografie që ka ndarë në Instagram. /Prive.al