Publikohet kënga që Ergi Dini po krijonte para se të ndahej nga jeta

By

Barbana Dini, motra e artistit të ndjerë Ergi Dini, ka publikuar këngën që artisti e kishte krijuar pak para se të ndërronte jetë.

Kënga titullohet “Loco”, të cilën Barbana kishte kohë që kishte premtuar se do ta sillte për fansat e tij.

“Një këngë e punuar disa vite më parë nga Ergi në studion e Alandy, të cilën do e gjeni në kanalin tim zyrtar! E publikojmë pikërisht sot duke qenë se ishte një material muzikor i përshtatshëm për stinën e verës”.

“Jemi munduar ta përshtatim diçka duke pasur mungesë materialesh filmike të tij, për ta shoqëruar duke pasur parasysh faktin që shumë nga ju e deshët pafund dhe do donit të dëgjonit diçka të re nga AI!”, është shprehur këngëtarja në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm