Foto e zezë e zero postime, Afrona pre e sulmit kibernetik

By

Ndjekësit e modeles Afrona Dika janë shqetësuar sot pasdite.

Në profilin e saj në Instagram janë fshirë të gjitha postimet. Për më tepër, si foto profili është postuar një foto e zezë duke krijuar frikë për ndonjë ndodhi në jetën e bukuroshes.

Në fakt, fatmirësisht nuk ka ndodhur asgjë, përpos hakimit të Instagramit.

Burime të sigurta të Prive.al zbulojnë se Afrona ka rënë pre e një sulmi kibernetik.

Ajo momentalisht nuk ka qasje në Instagram-in e saj. Personat që e kanë hakuar kanë bërë një veprim të tillë me profilin e saj.

Deri në një lajmërim tjetër, llogaria mbetet jashtë kontrollit të modeles. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm