Gjyste Vulaj, ka publikuar një fotografi të rallë.
Këngëtarja e cila ka thyer shumë tabu, hyri në Instagram, për të postuar një imazh të realizuar 25 vjet më parë.
“Gjyste Dedvukaj-Vula, dikur në vitin 1993”, ishte përshkrimi që këngëtarja e bëri nën fotografi.
Nëse nuk e dini, Gjystja është nënë e dy fëmijëve, një vajze e cila tashmë është e rritur dhe një djalë i cili erdhi në jetë pak vjet më parë.
Ajo është goxha aktive edhe në muzikë sidomos me koncerte në vende të ndryshme ku flitet shqip./Prive.al