Zbulohet data kur Jonida Maliqi do të performojë në Eurovision (VIDEO)

By

Edhe pak javë kanë mbetur deri në nisjen e festivalit Eurovision.

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, këtë vit përfaqëson Shqipërinë, me këngën “Ktheju Tokës”.

Artistja ka bërë të ditur ditën kur do të këndojë në Tel Aviv, përmes një postimi në Instagram.

Ajo zbuloi se Shqipëria do të jetë pjesë e gjysmëfinales së dytë.

Jonida është renditur e 14-ta, sipas radhës së performancave.

“Shqipëria do të këndojë e 14-ta në natën e dytë të Eurovisionit, më 16 maj”, ka shkruar këngëtarja.

Ne i dëshirojmë suksese Jonidës./Prive.al

Artikuj të ngjashëm