Duka i Kembrixhit ka bërë shaka me “Jerry është një emër i fortë”, derisa bota po pret një njoftim zyrtar mbi emrin e fëmijës së porsalindur.
Dy ditë pas lindjes së fmijës së tij, William mori pjesë në Abbey të Westminster për të nderuar Zelandën e Re dhe të vdekurit nga lufta në Australi.
Kur William takoi Jerry Mateparae, Komisionerin e Lartë të Zelandës së Re në Britani të Madhe, dekani i Westminster bëri shaka me emrin, duke thënë: “Jerry dëshiron që të jetë Jerry”.
Duka u përgjigj: “Jerry është një emër i fortë”.
I pyetur se si është nëna dhe fëmija, William ka thënë: “Ata janë shumë mirë, faleminderit”.
Emrat e Princi George dhe Princeshës Charlotte, u zbuluan dy ditë pasi u lindën.