Fondacioni i themeluar nga Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjini, ka ndarë të mërkurën 100 mijë euro për disa shkolla të muzikës e OJQ në Kosovë.
E shoqëruar nga babai i saj, Dua të mërkurën gjatë një konference për media, ka bërë shpërndarjen e këtyre fondacioneve për përfituesit e përzgjedhur nga Sunny Hill.
Dua shkruan edhe në profilin e saj në Instagram për këtë fondacion, duke theksuar se paratë e mbledhura nga koncerti i vitit 2016-të, janë shpërndarë tashmë për organizatat e shkollat të cilat kanë nevojë.
“Faleminderit të gjithëve për perkrahjen e Sunny Hill Foundation dhe Sunny Hill Festivalit. Sunny Hill Foundation ka shpernda €100,000 për bamiresi, evente kulturore dhe shkolla të Muzikes në Kosovë. Ju falemnderojmë përzemersisht për ndihmen e juaj dhe urojmë një jete te gjate se bashku per perparimin e artit, kultures dhe rinise te Kosoves”, ka shkruar Dua. /Prive.al