Florjan Binaj përshëndetet me ‘Portokalli’ pas 18 vitesh

By

Ajo që përflitej e dyshohej u konfirmua!

Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj i ka dhënë lamtumirën rrugëtimit 18 vjeçar në programin e humorit “Portokalli”.

View this post on Instagram

A post shared by FLORJAN (@florjanbinaj)

Flori, i cili ishte ndër ikonat e spektaklit, në një shkrim të gjatë, ka bërë të ditur edhe arsyet e dorëheqjes.

Në mes të një situate kur po përflitet gjerësisht se ai do të ndjekë shembullin e Volodymyr Zelenskyt duke krijuar parti të tijën, ai ka mohuar se largimi lidhet me këto arsye.

“Ikja ime nga Portokallia nuk ka lidhje as me protestat, as me qeverinë dhe as me krijim partish! Ikja nga Portokallia ka të bëjë me një misjon, i cili do i shërbejë në të ardhmen artistëve shqiptarë, çështja e të drejtave të autorit që fatkeqsisht në Shqipëri, quhen si mall pa zot dhe zotër vetëshpallen ata që nuk janë…koha do e tregojë kush ka psur të drejtë e kush jo, sepse koha nuk di të gënjejë” – është shprehur ai mes tjerash.

Në fund, Flori e ka paralajmëruar prezencën e tij dhe roleve me të cilat është bërë i njohur në dimensione të tjera përpara publikut.

Ndryshe, Prive pati raportuar e para mbi mundësinë e largimit të Florit në këtë fillimsezoni me datë 5 mars /Prive.al

Artikuj të ngjashëm