Politika edhe kësaj rradhe në fushatën zgjedhore ka grumbulluar rreth saj edhe shumë artistë të njohur.
Emra të skenës i janë bashkuar fushatave duke lobuar për pretendentët për kryeministër.
E ‘valles’ i është bashkangjitur edhe Flori Mumajesi, i zhvendosur tash e një kohë në Kosovë.
Ai nuk është marrë me zgjedhjet e 25 Qershorit në Shqipëri por me ato të datës 11 në Kosovë me ç’rast ka shprehur haptazi preferencën e tij për një emër – kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn.
Në një rast të paprecedent, Mumajesi ka deklaruar se Haradinaj është ‘shqiptari i duhur për Kosovën’.
Më poshtë fotografia e përbashkët e Florit dhe Ramushit. /Prive.al/