Flet Roberti: S’kam asgjë kundër Duas e Ritës, por Era…

By

Këngëtari Robert Berisha, i është gëzuar shumë suksesit të Era Istrefit, pasi dje shpërtheu edhe në  mediat ndërkombëtare se Era Istrefi, bashkë me Will Smith do jenë zëri i himnit të kampionatit botëror.

Berisha, i cili edhe familjarisht është i lidhur me Erën meqë është i martuar me motrën e saj, Nora Istrefin, ka pasur dy fjalë në rrjete sociale për suksesin e Erës.

Ai thotë, se për Erën të gjithë duhet të gëzohemi, e jo të xhelozojmë.

“Nuk kam asgjë kundër Dua Lipës as Rita Orës, e as Majlinda Kelmendit. Përkundrazi, krenar me krejt shqiptarët që kanë ecur përpara e po na e zbardhin fytyrën por Era është artistja e parë që prej Kosovës me komponim e me tekst të saj, ka “dhez” e don me shku shumë shumë larg. E ne duhet të kënaqemi e gëzohemi e jo të xhelozojmë”, ka shkruar Roberti. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm