Në mediat rozë e lart e poshtë u fol për një largim të Orindës nga Vizion Plus.
Pas lajmit se Turi do të largohet nga Vizioni për të shkuar në Klan, po thuhet se edhe Orinda do ta ndjekë pas.
“Do të shkojë me Turin në Klan”, kanë shkruar vazhdimisht portalet shqiptare.
Por e kontaktuar nga TiranaPost, Huta e ka mohuar të ketë vërtetësi në lajmet e publikuara në portalet rreth largimit të saj nga televizioni ku puno9n.
“Jo nuk është fare i vërtetë si lajm. Nuk e di si ka dalë, sepse dhe miqtë e mi e dinë që unë do të vazhdoj të qëndroj në Vizion”.
Pra Turi dhe Orinda do jenë bashkë kudo në vazhdimësi, veçse në televizion jo. Në anën tjetër, Turi e ka vendosur largimin dhe do të bëjë disa spektakle në Klan e njëherësh do ketë edhe post drejtues në Klan Plus.