Pas shtatë muajsh nga projekti i saj i fundit “SLAY”, këngëtarja Flaka Krelani po vjen më një projekt të ri, i pari për vitin 2020.
E kësaj radhe ajo nuk po vie në bashkëpunim me një artist shqiptar, por me reperin e famshëm Young Noble që ishte pjesë e grupit repist të Tupac Shakur, që njihej me emrin Outlawz.
Tupac Shakur themeloi grupin në fjalë në vitin 1995, menjëherë pasi u lëshua nga burgu.
Young Noble ishte i fundit që u prezantua në grupin e hip-hopit dhe ka marrë pjesë në disa projektet e fundit të 2Pac para vdekjes së tij.
Flaka hyri në llogarinë e saj në Instagram për të njoftuar ndjekësit për këtë bashkëpunim, i cili publikohet këtë të shtunë, duke shkruar:
“E lumtur të ju njoftoj PLAYA që sjell një nga artistët më të mëdhenj të HIP HOP të të gjitha kohërave YOUNG NOBLE, një nga anëtarët e grupit Hip Hop OUTLAË… Unë u rrita duke dëgjuar 2Pac, OUTLAË, dhe kjo është me të vërtetë një ëndërr e realizuar! Faleminderit @young_noble që para së gjithash jeni më këmbë në tokë, dhe që realizuat këtë, unë ju vlerësoj dhe ju dua gjithmonë!”