Këngëtarja Fjolla Morina tash e disa ditë ka nisur një pushim ëndrrash, në ishujt Maldive bashkë me nënën dhe vajzën e saj Alayah.
Ditëlindja e personit të shtrenjtë i cili e solli në jetë ishte shkak i befasisë së udhëtimit drejt destinacionit përrallor mirëpo të befasuar po mbesin edhe ndjekësit në rrjete sociale.
Duke qenë se postimet e shpeshta të fotografive janë të pashmangshme për Fjollën, ajo që ka rënë në sy është dukja e saj tejet seksi.
Ndonëse me disa kilogramë të tepërt, komode me trupin e saj dhe e veshur nën marka të shtrenjta, Fjolla duket për mrekulli nën rërën e bardhë të Maldiveve. /Prive.al/