Çka po ‘zien’ Roberti?!

By

Pas një periudhe të gjatë në skenë por si muzikant, në Prill të vitit të kaluar, Robert Berisha debutoi si këngëtar.

Që nga ajo periudhë, ai numëron disa projekte të suksesshme muzikore dhe veten e etabloi mirë edhe në shoëbizz.

E duket se tashmë kur pozita si këngëtar është ndërtuar seriozisht për Robertin dhe koncertet nuk mungojnë, ai i është qasur një tjetër pune.

Prive.al, nga burime pranë artistit ka arritur të mësojë se ai po përgatitë albumin e tij të parë i cili sipas gjasave do jetë i publikuar brenda këtij viti.

Ndonëse përfitimet nga albumet në tregun e sotëm janë minimale për të mos thënë që nuk ekzistojnë aspak, duket se një i tillë është parë i nevojshëm nga Berisha në rrugëtimin e tij të nisur gati një vit më parë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm