Fjolla: Arma ishte e Fisnikut – ka ushtruar dhunë fizike ndaj meje, më bëri për psikiatri

By

Këngëtarja Fjolla Morina si rrallë herë ka shpalosur detaje nga ish martesa me Fisnik Sylën.

Në një intervistë për emisionin “Zona Zero”, Morina tha se po vazhdon të presë përditësime nga gjykata mbi akuzat për gjetjen e armës.

Ajo ka thënë se arma e gjetur i takonte Fisnik Sylës dhe jo asaj, por se ajo ishte manipuluar nga ai në ato momente dhe e kishte deklaruar në polici si “të sajën”.

Pos tjerash, Fjolla ka thënë se gjendja e saj psikike dhe emocionale ka pasur kriza serioze po për shkak të kësaj situate, pasi që prej 4 vjetësh mbetet e izoluar në Kosovë.

Gjithashtu, Fjolla ka deklaruar se përgjatë martesës me Fisnikun, ajo ka qenë viktimë e dhunës fizike.

Artikuj të ngjashëm