Humbi gjyqin, Amber Heard merr propozim për martesë nga një pasanik arab

By

Disa ditë pasi humbi një çështje për shpifje kundër aktorit amerikan Johnny Depp, Amber Heard ka marrë një propozim martese nga një burrë nga Arabia Saudite. Dërguar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, burri tha me një shënim zanor se ishte “më i mirë se ai plaku (Depp)”.

“Amber… meqenëse të gjitha dyert po të mbyllen, nuk ke njeri tjetër përveç meje që të kujdeset për ty. Kam vënë re se disa njerëz të urrejnë dhe të ngacmojnë, prandaj vendosa të martohem me ty. Allahu na bekoftë të dyve. Ju jeni një bekim, por njerëzit nuk e vlerësojnë këtë. Unë jam më i mirë se ai plaku, “tha burri në një notë zanore, përkthyer nga Gulf News.

Shënimi zanor u publikua në një llogari në Instagram të quajtur Bee4andafter_kw dhe ka 1,56,401 shikime në tre ditët që nga postimi. /Prive.al

View this post on Instagram

A post shared by Bee4andafter_kw 🇰🇼 (@bee4andafter_kw)

Artikuj të ngjashëm