“Ride it” e DJ Regard që po qëndron në maje të top-listave, tani me videoklip

By

Nëse ju ka ikur DJ më i suksesshëm shqiptar, Regard atëherë ne ju përditësojmë!

DJ nga Ferizaj, emri i vërtetë i të cilit është Dardan Aliu, ka arritur të marrë shumë vëmendje ndërkombëtare për meloditë e tij, që kanë tendenca të të mbesin në kokë për shumë gjatë.

Image result for dj regard

Çdo javë gazeta e famshme amerikane Billboard, në kategorinë Billboard Dance, kërkon këngë dhe albume të reja të cilat i rangon në top listat e veta.

Dhe në mesin e emrave shumë të njohur të Dance Hall Music dhe Muzikës Elektronike, ishte pikërisht DJ Regard.

DJ Regard është radhitur në pozitën e 21-të në top listën Dance/Electronic Songs nga Billboard me këngën e tij “Ride It”.

Pas radhitjes në pozitën e 21-të në top listën Dance/Elektronic Songs në Billboard Dance, artisti është radhitur në numrin 11 në UK Official Top 40.

Ai radhitet shumë pozita para DJ Snake i cili është ndërkombëtarisht i njohur për meloditë e tij, ndërsa menaxheri i Regard, Hajriz Bajrami, pati thënë për Prive se Regard ka pranuar disa oferta nga kompani internacionale për bashkëpunime me emra të njohur.

Kjo melodi muzikore Deep House është rikonstruktim i këngës së Jay Sean “Ride it”, ndërsa me këtë ripërpunim Regard ka arritur të marrë 2.4 milionë streams në Spotify në Shtetet e Bashkuara ndërsa ka pasur 1000 shitje.

“Ishte duke lundruar në Zrce Beach në Kroaci kur më erdhi ideja për ta ripërpunuar “Ride It”. Isha shumë i dehur edhe po kthehesha në apartamentin tim dhe isha duke e dëgjuar ende këtë këngë dhe me tu kthyer në shtëpi, fillova punën për ta risjellë në mënyrën time atë këngë”, ka thënë Regard për Billboard, transmeton Prive.

Madje tani, pas suksesit të jashtëzakonshëm të këtij ripërpunimi, DJ Regard sapo langoi edhe videoklipin të cilin mund ta ndiqni më poshtë.

Përndryshe, ja ku mund të njiheni më shumë me DJ Regard, meqë muaj më parë ai ishte i ftuar në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova, ku ka folur për kontratën e tij me Ultra Sony Music. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm