Njëra nga artistet më të kompletuara shqiptare, me një paraqitje gjithmonë unike në skenë e të mos flasim për zërin potent që çan edhe muret.
Këngëtarja e famshme shqiptare Aurela Gaçe e ka fituar disa herë njërin nga festivalet më prestigjioze shqiptare.
“Kënga Magjike” e ka shpërblyer disa herë këngëtaren me çmime të para për performancat e saj, ndërsa kësaj here Gaçe konkurron në festival me miken e saj më të mirë, këngëtaren Eli Fara me kengen “Zemra Rratatata
Por as njëra e as tjetra nuk e synojnë cmimin e parë në festival dhe për Prive, Gaçe e arsyeton këtë:
“Jemi të dyja shumë të vendosura në karrierën tonë. E kemi bërë emrin dhe e kemi bërë atë që kemi dashur. S’jemi si këngëtarët e rinj që duan të dalin e të fitojnë status. Këtë ua kuptoj, por ne nuk jemi në atë fazë”, ka deklaruar Aurela. /Prive.al