Filmi “Zgjoi” shënon një tjetër sukses ndërkombëtar

By

Filmi “Zgjoi”, me regji të Blerta Bashollit, në shkurt të këtij viti fitoi tri nga çmimet më të rëndësishme të festivalit më të madh të pavarur të filmit, “Sundance”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Filmi fitoi çmimet: “Filmi më i mire”, “Regjisorja më e mire”, si dhe çmimin e vlefshëm të “Publikut të Festivalit”.

Por sukseset për këtë film si duket nuk kanë të ndalur.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, aktorja Yllka Gashi ka lajmëruar edhe suksesin tjetër të filmit.

“Fituesi i çmimit të trefishtë të Sundance “Hive” do të jetë pjesë e Festivalit të Filmit në Jerusalem 2021. “Hive” është në konkursin ndërkombëtar- Filmi i parë- (një konkurs ndërkombëtar për filma të shquar nga brezi i ardhshëm i kineastëve)”.

“Jerusalem Film Festival 2021” fillon më 24 gusht dhe zgjat deri më 4 shtator. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm