Filmi kosovar “Në mes” fiton çmim në Gjermani

By

Filmi i Kosovës, “In Between” ka arritur ta marrë çmimin e parë të për filmin e shkurtë në festivalin GoEast në Wiesbaden.

Filmi “In Between” është me regji nga Samir Karahoda e me producent Eroll Bilibani.

Filmi “Në mes” i cili është prodhim autentik i Kosovës, trajton dy tema paralelisht; fenomenin e ndërtimit të shtëpive të njëjta dhe migrimin e cila veçmas theksohet nëpër këto familje. Nëpërmjet personazheve, portretizon marrëdhënien dhe solidaritetin në mes vëllezërve; sakrificën dhe vendosmërinë e prindërve për të mbajtur harmoninë brenda familjes; kuptimin dhe rëndësinë e shtëpisë dhe shpresës në mes kthimit apo jo në vendlindje.

Në qershor të vitit 2019, filmi e kishte premierën Norvegjeze në festivalin “Kortfilmfestivalen” në Grimstad të Norvegjisë dhe pastaj udhëtoi në Maltë për Festivalin “Valleta Film Festival” ku garoj në kategorinë “Cinema of Small Nations”.

Po në qershor regjisori Samir Karahoda udhëtoi në Sllovaki për ta prezantuar filmin në “ArtFilm Fest” të Koshices ku pati rastin të bashkëbisedoj me audiencën pas dy shfaqjeve të filmit në programin garues të filmave të shkurtë ndërkombëtar. Gjatë muajit korrik filmi u shfaq në festivalin prestigjioz portugez “Curtas Vila do Conde” ku nga kritikët e filmit u vlerësua si një nga gjashtë filmat e festivalit që duhet të mbahen në mend.

Regjisori i filmit Samir Karahoda ishte shprehur jashtëzakonisht i lumtur që filmi po vlerësohet nga festivale të rëndësishme e serioze në industrinë e filmit. “Mendoj që është nje arritje e madhe për kinematografinë tonë pasi që filmi po depërton edhe në vendet që nuk na kanë njohur ende si psh. Ukraina, Slovakia, Meksika… dhe ne me prezencën tonë po arrijme ta përfaqësojmë vendin në mënyrën më të mirë të mundshme me një vepër kinematografike cilësore. Me sa duket filmi do të ketë një rrugëtim të gjatë, pothuaj çdo javë pranojmë ftesa për filmin nga vende të ndryshme të botës.”

Artikuj të ngjashëm