Fjolla Morina ndërron dhuratën nga i dashuri për një …

By

Vetëm disa muaj më parë, kur Fjolla Morina sapo kishte nisur lidhjen e re u kuptua se këngëtarja si për ogur të mbarë, nga i dashuri kishte pranuar një dhuratë luksoze.

Bëhej fjalë për një veturë të tipit Mercedes por në të cilën sipas të gjitha gjasave që prej fillimit nuk ndihej komod.

‘Pak i madh, por mirë nuk është keq’ – pati deklaruar Fjolla në Prive për veturën e tipit Mercedes, nga seritë më të fundit.

E duket se Fjolla pa kaluar shumë kohë ka vendosur ta ndërroj këtë makinë me një tjetër poashtu mjaft të shtrenjtë të tipit Range Rover, sikurse të Tunës që investimin e bëri dje. Këtë këngëtarja e ka treguar në Snapchat ku është parë në një prej salloneve të automobilave në kryeqytet.

‘Range po të rrin ma mirë’ – dëgjohet duke i thënë këngëtares një mikeshë e saj. Nuk dihet nëse kjo vizitë ka përfunduar me pazar nga Fjolla.

Ndryshe, Fjolla gjithmonë ka pasur pasion veturat dhe tipet e shtrenjta të tyre nuk i kanë munguar asnjëherë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm