Hailey Bieber ka një mesazh për fansat e ish të dashurës së Justin Bieber!

By

Hailey Bieber i ka ardhur maje hunde dhe ka një mesazh për fansat e Selena Gomez.

Modelja publikoi një video në TikTok, ku dukej se i referohej marrëdhënies së mëparshme të Justin Bieber me Selena Gomez – një pikë grindjeje për disa fansa, të cilët dëshirojnë që dyshja të ishin ende bashkë.

“Më lini të qetë në këtë pikë”, tha 25-vjeçarja. “Unë jam duke u marrë me biznesin tim. Unë nuk bëj asgjë, nuk them asgjë. Më lër të qetë, të lutem. Ka kaluar mjaft kohë ku vlen të më lini të qetë ju lutem. Vërtet. Kjo është kërkesa ime e vetme”.

“Kjo është për ju djema në komentet e mia çdo herë që postoj”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e klipit. /Prive.al

@haileybieberthis is for you guys in my comments every single time I post

♬ original sound – Hailey Bieber

Artikuj të ngjashëm