Filmi dokumentar ‘Dear Albania’ me producente aktoren e njohur me prejardhje shqiptare Eliza Dushkun dhe të udhëhequr nga vëllai i saj Nate Dushku ka arritur një sukses mjaft të madh së fundmi.
Dokumentari është bërë pjesë e platformës Netflix e cila është mjaft e njohur për transmetimin e filmave online.
Në të Eliza dhe vëllau i saj udhëtojnë nëpër 15 qytete shqiptare rreth e përqarkë shteteve të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë duke shfaqur kështu kulturën dhe traditat shqiptare.
I lansuar në disa kinema pothuajse 1 vit më parë tashmë atë mund ta gjeni edhe online pikërisht në platformën e lartëpërmendur.
Ky është një sukses mjaft i madh si për Elizën ashtu edhe për ne shqiptarët pasi do të jemi prezent në njërën prej platformave më të rëndësishme të transmetimit të filmave. /Prive.al/