Era Istrefi forcon suksesin ndërkombëtar: Fiton EBBA

By

Era Istrefi është fituesja e dhjetë e European Border Breaker Awards, 2017, një çmim europian muzikor për artistët e rinj. Lajmi u bë surprizë në Top Albania Radio, ku këngëtares iu njoftua live.

E lindur në Prishtinë këngëtarja debtuoi në 2013 me këngën e saj “Mani per money”. Singëlli i tretë i saj “Njo Si Ti” hyrë në listat muzikore në Belgjikë, por ndërkombëtarisht, ajo u njoh me këngën “Bon Bon” duke arritur plot 133 milionë klikime vetëm në YouTube.

Tashmë ajo po përgatit albumin e saj, ku ka firmosur me Ultra/Sony,Më herët fitues të EBBA u lançuan edhe Alan Vvalker, Eino Kalevi, Namika, Vvalking on Cars, Jain, Fikous, Natalie Rose dhe Dua Lipa.

Dhe bashkë me Erën përbëjnë totalin prej dhjetë fituesish. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet në 11 janar 2017 në Groningen, si pjesë e Eurosonic Noorderslagfestival.

Çdo vit 10 artistë europianë marrin çmimin EBBA për të njohur suksesin e tyre në vende të tjera, përveç vendit të tyre.

Suksesi përfshin airplay, shitjesh, performancat live në Europë dhe pozicionin në European Border Breakers Charts

Artikuj të ngjashëm