Kryeqyteti në magjinë e festave do të vijë me atmosferë fantastike si asnjë tjetër fundvit.
“Verë n’dimër” rikthehet edhe këtë fillim dhjetor dhe sjell shumë drita, muzikë e super atmosferë në sheshet e Prishtinës.
“Verë n’dimër” edhe këtë vit bashkon qytetarët jo vetëm të kryeqytetit por nga e gjithë Kosova dhe të të gjitha moshave.
Duke filluar nga 1 dhjetori për 45 ditë me radhë shtëpizat do të zbukurojnë hapësirat duke ofruar pije, ushqim e atmosferë fantastike.
Me hapjen e këtij festivali nga ora 18:00 ndizen edhe dritat festive të kryeqytetit, për të cilat u kujdes Komuna e Prishtinës.
Festa fillon me performancën fantastike të Andra Rexhepi, performanca artistike në akull nga Isidora Isjanovski dhe Monika Makarovska, për ta përmbyllur natën me muzikë nga Shpat Deda dhe Dafina Zeqiri.
View this post on Instagram