Ditëlindja për secilin prej nesh përbën një datë të rëndësishme që shënohet në një mënyrë më të veçantë.
Por, ‘e veçanta’ për këngëtaret shqiptare është tërësisht ndryshe.
Bie fjala, Elvana Gjata, ditëlindjen e feston në suitën e Beyonce në Paris.
E duket se këngëtarja nga Shqipëria nuk është e vetmja që zgjedhë Shangri La Hotel për të festuar ditëlindjen.
Më e fundit ka qenë Dhurata Ahmetaj.
Këngëtarja e njohur e cila ka tash e një kohë që ka pauzuar nga muzika duke mos sjellë projekte të reja po qëndron në këtë hotel të shtrenjtë francez me pamjen piktoreske nga kulla Eiffel përballë.
Se me kë është Dhurata, këtë nuk mund ta themi mirëpo i mbetet kohës që të kuptohet nëse bukuroshja ka gjetur personin e zemrës. /Prive.al