Që në publikimin e trailer-it dhe kapitullin të parë të filmit ‘Fifty Shades of Grey’, ky produksion mori vëmendje maksimale në gjithë botën.
Kritika pozitive e negative e kanë përcjell edhe episodin e dytë, teksa kurioziteti ngelet në kapitullin e fundit.
Mbrëmë është lançuar ‘traileri’ i ‘Fifty Shades Freed’ që aktualisht është video që po kryeson ‘trending’ në YouTube.
Miliona klikime e mijëra komente akoma pa mbushur 24 orë, e kjo për shkak të skenave të reja erotike por këtë herë shohim edhe më tepër dramë si dhe momentin e shumë pritur, martesën e Grey me Anastasian.
Më poshtë keni videon që do t’ju gozhdojë sërish para ekranit të kinemasë./Prive.al