Sukseset e artistëve shqiptarë po vazhdojnë dita ditës edhe jashtë kufijve kombëtarë.
Së fundmi u bë e ditur se artistët Ylli Limani dhe Fifi kanë krijuar melodinë e këngës së Qipros në “Eurovision 2022”.
Këtë lajm e bëri të ditur Yll Limani në një postim të shpërndarë për ndjekësit e tij në InstaStory.
“Unë dhe Fifi krijuam melodinë për këngën e Qipros në ‘Eurovision 2022’, përkrah shumë emrave të mëdhenj të muzikës europiane. Fatjon Miftari e ka bërë producimin. Me fat që kam qenë pjesë e këtij ekipi të mrekullueshëm”, përfundoi Ylli.
Kënga e Qipros në “Eurovision 2022” këndohet nga Andromache dhe mban titullin “Ela”. /Prive.al