Fifi, padyshim që është njëra ndër artistet më të kërkuara në skenën muzikore kohëve të fundit.
Ajo është mjaft aktive me prurje të reja në industrinë e muzikës.
Së fundmi, ajo u është përgjigjur fansave të saj, në një sesion pyetjesh në rrjetin social Instagram.
Një ndër pyetjet drejtuar saj ishte, se çfarë ndryshimi do të kishte bërë të vetja?
Këngëtarja u përgjigj “I vetmi defekt i jemi, që jom e vetëdijshme, menoj se e kom është se nxitohem shumë – i du senet menjëherë, nuk kom durim”, u shpreh ajo në mbishkrimin e fotos.
Pastaj, një tjetër pyetje për pikën e saj të dobët, për të cilën këngëtarja u shpreh se pika e fortë që kam, është fakti që nuk dorëzohem kollaj. /Prive.al