Fifi rikthehet këtë fundjavë tek ‘Kënga Magjike’

By

Kjo e Dielë e rikthen këngëtaren Filloreta Raçi në festivalin ‘Kënga Magjike’.

Pas suksesit të vitit të kaluar me baladën ‘Psikopatja jote’ në bashkëpunim me MC Kreshën, këtë herë, Fifi vjen solo.

Kënga me të cilën do të garojë titullohet ‘Marova’, siç ka zbuluar përmes një postimi në rrjetin social Instagram me ç’rast ka konfirmuar pjesëmarrjen këtë të Dielë.

Kujtojmë se deri në fund të vitit, përpos këtij projekti muzikor garues në festivalin e Ardit Gjebreas, Fifi do ta publikojë edhe një duet me ikonën e muzikës popullore, Remzije Osmanin. /Prive.al

View this post on Instagram

MAROVA 🌹 kete te diel ne KengaMagjike 🔥

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr) on

Artikuj të ngjashëm