Zbulohet emri i djalit të dytë të Rihanna’s

By

Emri i djalit të dytë të porsalindur të Rihanna’s dhe ASAP Rocky tashmë është zbuluar. 

Këngëtarja dhe reperi tashmë kanë së bashku një djalë një vjeçar RZA, dhe gjithashtu emri i djalit tjetër fillon me një R.

Sipas The Blas, RiRi dhe Rocky e kanë emëruar djalin e tyre sipas një prej rekordeve të suksesshme të ASAP Rocky.

Rihanna dhe ASAP Rocky së shpejti do të bëhen prindër të dy fëmijëve!

Ata e mirëpritën fëmijën e tyre gjatë muajit gusht, dhe yjet thuhet se e kanë quajtur djalin Riot Rose Mayers.

Është e paqartë nëse RiRi dhe Rocky morën frymëzim nga kënga e reperit ‘Riot’ e publikuar në fillim të këtij viti, ku shfaqet Pharrell Williams.

Rihanna dhe ASAP Rocky ende nuk e kanë zbuluar zyrtarisht emrin dhe nuk kanë ndarë ndonjë foto të fëmijës së tyre të dytë.

ASAP Rocky me djalin e tij, RZA.

Ndërsa për djalin e parë, Riri dhe Rocky konfirmuan emrin pothuajse një vit pasi ai lindi në maj 2022.

Artikuj të ngjashëm