Fifi flet për sëmundjen që i shkaktoi ankthi: “E kontrolloj unë atë, jo ajo mua”

By

Në një sesion pyetjesh përgjigjesh me ndjekësit e saj, njëri nga ta e pyeti nëse ajo ka kaluar ndonjë episod ankthi apo depresioni.

Ishte ky momenti kur këngëtarja hapi letrat dhe rrëfeu për përvojën e saj. Ndër të tjerash ajo tha se ankthi i tepërt i kishte shkaktuar edhe probleme që lidhen me zemrën.

“Po kam kalu edhe normal që ka pasoja ajo gjëja… Mua m’ka lanë takikardinë ama kjo është e veçanta jem dhe e kontrolloj unë atë, jo ajo mua…”, shkroi këngëtarja ndër të tjerash.

Zemrat tona janë krijuar për të trajtuar situatat stresuese të rastit. Periudhat e zgjatura të ankthit, megjithatë, mund të shkaktojnë probleme në zemër.

Ankthi mund të shkaktojë takikardi, ose rrahje të shpejta të zemrës. Ndërsa ankthi nuk shkakton hipertension, ai mund të shkaktojë presion të lartë të gjakut. Shtrëngimi shtesë në zemër nga ankthi i vazhdueshëm mund të jetë më i dëmshëm për dikë që ka një gjendje ekzistuese të zemrës. /prive.al

Artikuj të ngjashëm