Festivali “Moving City” mbahet sonte në Tiranë nën shoqërinë e Sven Väth

By

Pas edicionit të parë që pushtoi Tiranën me Solomun, Festivali “Moving City” rikthehet përseri sonte për ta ndezur qendrën e Tiranës, por kësaj radhe me Sven Väth.

Sven Väth është një Dj gjerman dhe producent i muzikës elektronike. Ai është një fitues tre herë i çmimeve Dj dhe karriera e tij në muzikën elektronike shtrihet mbi 30 vjet.

Ai njihet për kultivimin e skenës nëntokësore të muzikës elektronike jo vetëm në Gjermani, por edhe në Ibiza.

View this post on Instagram

A post shared by Sven Väth (@svenvaeth_official)

Energjia e tij e pashtershme do t’i shtojë jehonë Festivalit “Moving City” që rikthehet sonte në Shqipëri.

Koncerti do të mbahet në qendër të Tiranës – PARKU EUROPA, nga ora 18:00.

Një pjesë e konsiderueshme e biletave tashmë janë shitur, ndërsa për ju që ende nuk keni mundur të reservoni biletat e juaja, mund t’i bleni në hyrje të koncertit.

Me siguri që nata e sotme do jetë zjarr! /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm