A jeni gati për këngën e re të Leonora Jakupit?!

By

Ka kaluar relativisht një kohë e gjatë prej projektit të fundit nga Leonora Jakupi. Ishte fiks mesi i Shkurtit kur ajo erdhi me projektin e fundit, ‘Pushkë e çifteli’ në bashkëpunim me Gold AG.

E pas një pritjeje të gjatë, më në fund, fansat dijnë kohën e publikimit të projektit të ri.

Përmes një postimi në Instagram, Leonora ka treguar se kënga e re e saj do publikohet të Shtunën me fillim nga ora 18:00 në Youtube.

Ky projekt që do e ketë të bashkangjitur edhe videoklipin do titullohet ‘Diamant’ dhe në pak sekonda të ndarë në formën e një ‘teaser’, ajo që bie në sy është dukja mahnitëse e këngëtares.

Frytet e një pune mjaft të madhe nga Leonora do t’i shijojmë për pak ditë teksa befasi të tjera janë veçse të konkretizuara nga ajo për muajt në vazhdim. /Prive.al/

https://www.youtube.com/watch?v=u4Ev2JdpU7I

Artikuj të ngjashëm