Sot një vit më parë, prezantuesja Elita Rudi dhe reperi Gjiko u bënë prindër për herë të parë.
Dashuria e tyre u bekua më shumë me lindjen e djalit të parë të tyre, Zërit. E sot, Zëri ka mbushur një vit që kur u bë pjesë e jetës së tyre, për ti ndryshuar përgjithmonë ato.
Që e kanë shijuar çdo ditë, Elita dhe gjiko e kanë treguar në çdo mënyrë të mundshme, pasiqë shpeshherë kanë ndarë me publikun imazhe me të e nuk kanë munguar edhe deklaratat plot dashuri për të.
Sot do të jetë ditëlindja e parë për Zërin, e padyshim që prindërit kanë organizuar dhe një festë për të, që të krijojnë sa më shumë kujtime./Prive.al