Festë në familjen Prelvukaj: Djali i reperit të njohur feston ditëlindjen! (FOTO)

By

Tashmë me pothuajse 2 dekada karrierë mbi supe, Genc Prelvukaj, lirisht mund të konsiderohet një veteran i muzikës e veçanërisht i kulturës Rap.

Krahas karrierës mjaft të suksesshme ai nuk ka harruar edhe gjënë më të shtrenjtë për njeriun, familjen.

Reperi ka kohë që e ka fituar epitetin e të qenurit baba pasi vite më parë ai është bekuar me një djalë nga një lidhje e cila tashmë nuk egziston më.

Gjin është edhe emri i djalit të tij e pikërisht ai sot feston ditëlindjen ndërsa urimi nga i ati nuk ka munguar.

Me të kaluar ora 00:00 reperi përmes rrjeteve sociale krahas një fotograife të të birit ka uruar atë duke i’u drejtuar me fjalët “Urime ditelindjen Gjin. Te don babi”. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm