Nuk janë të pakta festat e gëzimit në familjen e këngëtares Shyhrete Behluli,.
Ajo është nënë e pesë fëmijëve dhe sigurisht, është e bekuar të ketë shumë gëzime në familjen e saj.
Arsye për festë kësaj here ishte ditëlindja e djalit të saj më të vogël, Lumit.
Këngëtarja e ka uruar të birin e saj përmes rrjetit social Instagram, duke i dëshiruar shëndet e dashuri në jetë.
“Gëzuar ditëlindjen ma i vogli i nanës, të dëshiroj shëndet dhe dashuri t’pa fund për të gjithë ata që i do dhe të duan”, ka shkruar Shyjretja.
Gjatë muajit të kaluar, në familje kishin edhe një tjetër aryse për të festuar, ngase ishte viti kur lumi u bë maturant, duke përfunduar shkollën e mesme. /Prive.al