Faton Shoshi feston ditëlindjen, e uron edhe ish e dashura (FOTO)

By

Menaxheri i famshëm i kompanisë kosovare muzikore “Nesër Music”, Faton Shoshi, feston sot ditëlindjen.

Shoshin i njohur për menaxhimin e artistëve tejet të famshëm si Era Istrefi, Ledri Vula e Buta, e kanë uruar shumë miq të tij në rrjete sociale, gjë që dëshmon se ai ka një rrjet shumë të gjerë njerëzish që njeh.

E në mesin e të gjithë atyre që e kanë uruar, është edhe ish e dashura e tij, Grasa Hoti, e cila ka publikuar edhe një fotografi të çiftit kur ata ishin bashkë.

Me sa duket, pavarësisht se dyshja kanë ndarë rrugët, kanë mbetur ende miq të mirë me vet faktin që ajo e ka uruar publikisht Shoshin. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm