Alarmohet Kylie Jenner, vajza e saj e vogël e kalon ditën në spital

By

Modelja e famshme Kylie Jenner, dhe manjatja e kompanisë së produkteve kozmetike, e ka kaluar fundjavën në spital.

Jenner ka treguar në profilin e saj në Instagram të Shtunën, se vajza e saj 1 vjecare ishte e sëmurë dhe ishte hospitalizuar për shkak të një reaksioni alergjik.

“E kalova ditën në spital me vogëlushen time”, ka shkruar Kylie, bashkë me një foto me Stormin. “Ajo ka pasur një reaksion alergjik, por tani është shumë mirë dhe jemi në shtëpi. Asgjë më shumë nuk ka rëndësi se sa kur ndodhin gjëra të tilla. I bekoftë zoti nënat me fëmijët e sëmurë”.

Mirëpo Kylie nuk e ka specifikuar se çfarë e ka shkaktuar reaksionin alergjik tek Stormi. /Prive.al

kylie jenner daughter stormi hospitalized for allergic reaction4302156

 

Artikuj të ngjashëm