Fatmir Spahiu i jep fund emisionit?!

By

Nisi si një projekt në televizionin publik nën udhëheqjen e Berat Miftarit i cili ishte vetëm për pak kohë në emisionin e mbrëmjes.

E pasuesi i Beratit, Fatmir Spahiu udhëhoqi ‘Natën’ për dy sezone por duket që aventura në këtë program ka përfunduar mbrëmë, me mbarimin e sezonit, ndonëse më herët se zakonisht.

Kjo është lënë të kuptohet nga një postim i aktorit i cili është shprehur me doza lamtumirëse duke deklaruar që bashkë, do shihen në projekte të reja.

‘Te nderuar,. Ju falemderit shume qe na keni ndjek per me teper se 160 emisione, ka qene kanqesi e madhe te jem nikoqir i juaji per keto dy sezone! Sinqeisht ju falemderoj per komentet dhe kritikat tuaja… Falemderim i madh edhe per stafin i cili me rethoj dhe pa te cilet ishte i pamundur realizimi i emisionit! Mirupafshim ne projekte tjera’ – deklaron Fatmiri në postimin e bërë.

Nuk dihet nëse ndërprerja e befasishme e emisionit lidhet me angazhimet në karrierë të aktorit të njohur apo me ndonjë mos pajtim me televizionin publik. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm