John Travolta ka treguar rreth një incidenti të frikshëm që i ka ndodhur në shtëpinë e tij me një fanse.
“Para 30-vjetësh jetoja në Santa Barbara dhe dikush u fut fshehurazi në shtëpinë time. E hapa dollapin dhe aty ishte ajo. Kjo më frikësoi, por doli të jetë një person i pafajshëm. Ajo ishte një vajzë që me gjasë donte të më takonte dhe nuk e dinte mënyrën se si”, sqaroi ai.
“E keni një biletë të artë në dorë për të gjithë botën. Pra, çka nëse u duhet të nënshkruani autografe dhe të bëni fotografi? Për mua, kjo nuk është ndonjë çmim i madh për t’u paguar”, shtoi ai.
Kujtojmë se aktori 65-vjeçar e luan rolin e një tifozi të tërbuar dhe të fiksuar me personin publik të tij të preferuar, të portretizuar nga Devon Sawa në “The Fanatic”.
Më poshtë mund ta shihni trajllerin e këtij filmi.