Leonora Poloska po rikthehet fuqishëm pas shumë kohësh!

By

Për vite të tëra, këngët e saj ishin hite të pakontestueshme e madje shumica dërmuese e tyre kujtohen edhe sot, përkundër kohës që ka kaluar.

Mirëpo, që nga kënga e fundit e Leonora Poloskës ka kaluar relativisht një periudhë e gjatë e cila do të marrë fund shumë shpejt. Këngëtarja është në finalizim të rikthimit të saj.

Prive.al ka marrë vesh nga burime pranë Poloskës se ajo tashmë e ka të përfunduar projektin e ri muzikor të zhanrit baladë dhe në procedurë është xhirimi i videoklipit.

‘Sipas të gjitha planeve kohore, kënga e re e Leonorës me videoklip del përgjatë muajit Shtator. Balada është shumë premtuese’ – i ka thënë portalit tonë burimi në fjalë.

Tashmë kur vajza Andora është rritur pak duket se është koha ideale që këngëtarja e njohur e cila është e martuar me kompozitorin Andin Randobrava të rikthehet në skenë. Ne mezi po presim për të tjera perla si ‘Fati im nuk ishte ti’,’I panjohur’ apo ‘S’kam faj’. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm