Ka mbi një dekadë që është prezent në hip hopin shqiptar. Por kjo, nuk e ka penguar asnjëherë Unikkatilin në aspektin e numrit të fansave besnikë të tij.
Nuk ndodh shpesh që krahas fansave të rinj të ‘vjetërit’ të vazhdojnë të mbeten të tillë me gjithë kalimin e kohës.
Kjo mund të haset tek Viktori i cili ka pëlqyesit ndoshta më të zjarrtë nga të gjithë të tjerët. Së fundmi, njëri prej tyre ka vendosur që fytyrën e Viktorit ta gravojë përjetësisht në krahun e tij me tatuazh.
Ky veprim është bërë i ditur në rrjete sociale duke u komplimentuar nëpër komente.
Kujtojmë se projekti i fundit i reperit ishte ‘Për Qato’ i publikuar në muajin Gusht. /Prive.al/