Gerard Pique dhe Shakira dikur ishin një nga çiftet më të famshëm në botë para ndarjes së tyre në qershor, pas 12 vitesh së bashku.
Raportet sugjerojnë se pabesia e Pique ishte në qendër të ndarjes, me të dashurën e tij të re që kishte një ngjashmëri të jashtëzakonshme me këngëtaren kolumbiane.
Shtypi ka qenë shumë në punë duke u përpjekur të zbulojë identitetin e saj, me The Sun duke zbuluar imazhin e parë të partneres së re të Pique, 23-vjeçares Clara Chia Marti.
Clara Chia Marti fshiu llogaritë e saj në rrjetet sociale në një përpjekje për të mbrojtur identitetin e saj pas lajmeve për ndarjen e Pique dhe Shakira.
Kjo nuk e ka penguar që të shihet në mbarë botën një foto e saj, e cila e shfaq atë me flokë të gjatë, bjonde dhe tipare të ngjashme me atë të kolumbianes. /Prive.al