U ribashkuan?
Të paktën kështu dukej kur Bradley Cooper dhe Irina Shayk u panë në shoqërinë e njëri tjetrit në rrugët e Nju Jorkut gjatë fundjavës. Dyshja po shijonin ditën e këndshme teksa po ecnin me karrocën e vajzës.
Dyshja u panë sërish bashkë pas shumë kohësh kur ata njoftuan ndarjen e tyre në vitin 2019.
Ajo që ngriti më shumë dyshimet ishte fakti sa rehat ishin me njëri tjetrin teksa kishin kapur edhe krahët.
Çifti u ndanë në qershor të vitit 2019, pas katër vitesh lidhje. Ata kanë një vajzë katërvjeçare me emrin Lea që erdhi në jetë në mars të vitit 2017. /Prive.al