Marigona ‘bombardon’ me fotografi krah Robinit

By

Nuk ka më dyshime.

Pas disa javësh në të cilat ish-Missi Marigona Krasniqi ngacmonte publikun duke mos e ekspozuar me fytyrë të dashurin e saj, boksierin Haxhi Robin Krasniqi, më në fund çifti kanë dalë haptazi!

View this post on Instagram

A post shared by Robin Krasniqi (@robin_krasniqi)

Zyrtarizimin e lidhjes, Marigona dhe Robin e kanë bërë përmes fotografive në rrjete sociale.

Bukuroshja tashmë ka ‘bombarduar’ me fotografi të përbashkëta.

Ato mesa duket i përkasin verës, konkretisht pushimeve që çifti i kanë bërë bashkë, tërësisht larg syrit të opinionit.

Teksa komentet tejet pozitive nuk kanë munguar, ndjekësve i ka rënë në sy një detaj – mbiemri i njëjtë.

Sidoqoftë, Robin dhe Marigona nuk vijnë nga i njëjti fis prandaj ky fakt nuk është problem.

Me çfarë po shohim, a nuk janë një çift për t’u pasur lakmi? Ne themi se po! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm